Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka deklaruar para gazetarëve se socialistët e kanë gati amnistinë penale dhe do ta çojnë të enjten në Kuvend për miratim. Kreu i grupit të PS tha se ata i kanë votat, por shtoi se do të presin që opozita të mbajë një mbledhje ditën e nesërme dhe të dëgjojnë edhe propozimet e tyre.
“Do ta miratojmë amnistinë penale…Ne do e çojmë për rivotim. Është një ligj i cili ka marrë dhe në parim e tërësi votat e nevojshme. Janë disa momente që lidhen me disa nene të caktuara që besoj se do kapërcehet.
Në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e opozitës. Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona. Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO”, tha ai.
Top Channel