Ligji i ri për hetimin parlamentar prodhoi pengesën e parë në funksionimin e komisionit për dy kontratat koncesionare në shëndetësi, sterilizimin dhe check up.
Marrja e provave me ligjin e ri kalon përmes eksperteve dhe jo deputeteve, argument që u përdor nga socialistet për të bllokuar kërkesat e opozitarëve për marrjen e informacioneve nga institucionet shtetërore.
Pjesë nga debati:
Ndreca: Sekretari është ai që drejton nga pikëpamja administrative gjithë procesin. Duhet të informohet sekretari, edhe kryetarja duhet të informojë sekretarin…
Vokshi: Ai nuk ka kontroll, asnjë shantazh ndaj stafit, ta harroni
Ndreca: A po thyeni etikën?
Vokshi: Çfarë keni këtu do e bëjmë këtu, do e miratohet këtu
Ndreca: Jeni duke thyer etikën, po ndërprisni
Vokshi: Merret vendimi final këtu dhe pastaj është stafi që menaxhon shkresën…
Ndreca: Po më informon mua?
Vokshi: Po bëni presion, dhe po disinformoni
Ndreca: Po thyeni etikën
Vokshi: Të lutem thojini gjërat ashtu si është ligji jo si e keni në mendje për të penguar këtë komision
Ndreca: Nuk ka asnjë pengesë … ajo që po them unë, sekretari sipas ligjit është ai që drejton pjesën administrative. Për çdo shkresë dhe vendim të komisionet sekretari është përgjegjës për ti zbardhur. Nuk besoj se ka nevojë për debat kjo gjë.
Vokshi: Ai është thjeshtë sekretar jo supersekretar. Nuk drejton asgjë çfarë i përket këtij komisioni, për zbardhjen e vendimeve, nuk kalon asgjë nga sekretari
Ndreca: Secili ka mbi shpatullat e veta për të zbatuar ligjin, edhe ti ke përgjegjësinë tënde për si e zbaton ligjin. Ku e keni marrë të drejtën që ndërhyni
Vokshi: Nuk ia kaloj dot sekretarit vendimet e Komisionit, po disinformon
Ndreca: E mbaj unë përgjegjësinë, po ti ku e ke marrë të drejtën për të më ndërprerë?
Vokshi: Vazhdoni
Vasili: Kemi ardhur të bëjmë mbledhje apo të dorëzojmë Komisionin në duar të sekretarit
Vokshi: Formulari i deklarimit për konfliktin e interesit, ftoj deputetët anëtarë të firmosin këtë deklaratë, që mund të kenë qenë pjesë e proceseve të ndryshme, s’mundet të jenë këtu – hetimi parlamentar të bëhet pa pasur askënd këtu që publiku të mund të aludojë që do të pengojë hetimet e këtij komisioni. Mjekët më kanë thënë që njëra anëtare e komisionit s’mund të hetojë veten se ka qenë pjesë
Ndreca: Po shkelni detyrën, ka rend dite. Ngrini duart se jemi kundër kësaj pike.
Vokshi: Po ju jeni nënkryetar nuk mund ta hidhni ju në votim.
Ndreca: Zbatoni ligjin, po shkelin detyrën. Ka një rend dite, ju nuk mund të bëni asnjë veprim jashtë rendit të ditës. Nuk kemi ardhur te dëgjojmë fjalimet e PD
Vokshi: Keni bërë një gafë ligjore
Ndreca: Ka një rend dite a mund ta miratojmë?
Vokshi: Nuk futemi ne përmbajtje pa u firmosur me parë deklarata e konfliktit të interesit
Ndreca: Ty të kanë lëne një buton dhe mendon se ke pushtetin?
Vokshi: Nuk ta kam dhënë fjalën.
Ndreca: Unë jam nënkryetar i këtij Komisioni dhe s’mund të me ndërpresësh fjalën.
Vokshi: Jo s’ta kam dhënë fjalën… Po kërcënon? për çfarë po më paralajmëron?
Ndreca: Ju po shkelni rregulloren, po shkelni ligjin.
Vokshi: Të flasë Zhupa me pas ju
Ndreca: A ka mundësi të mbaroj fjalën të lutem. Unë kam filluar fjalën. Ju s’mund të shkelni ligjin përmes butonit, hapni mikrofonin ndryshe s’po bëni mbledhje. Edhe një herë po të paralajmëroj, zbatoni ligjin.
Vokshi: Po më kërcënon?
Ndreca: Jo, por zbatoni ligjin.
Vokshi: S’më intereson
Ndreca: Kjo është dhunë, ti përdor mikrofonin për ti ndërprerë fjalën një përfaqësuesi te shumicës
Kjo nuk ishte përplasja e vetme mes mazhorancës dhe opozitës. Për më shumë se dy orë, akuzat për konflikt interesi penguan zhvillimin normal të mbledhjes, pasi refuzuan që të firmosin një formular që i kishte vënë mbi tryezë Albana Vokshi.
E vënë nën akuzë, nga koleget demokrat Milva Ekonomi propozoi që konflikti i interesit te deklarohet rast pas rasti por një kërkesë e tillë u refuzua nga kryetarja e Komisionit.
Numrat në komision të mazhorancës i dhanë fund debatit edhe për këtë pikë, pasi socialistet rrëzuan me shumicë votash edhe këtë kërkesë të demokratëve.
Top Channel