Me 25 vite burg është dënuar Klevis Allën, i cili akuzohet për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ndërsa Besian Xhixha me 6 vite, dhe Enver Diva me 5 vite.
Alla kishte marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por më pas ju hoq pas dëshmitë e tij binin ndesh me ato të Nuredin Dumanit.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar Gjykatës me kërkesë për shqyrtimin e çështjes penale me nr. regj.themeltar 6/15/38/129, datë regjistrimi 29.10.2021 që i përket të pandehurve: Altin NDOCI, Klevis ALLA, Besian XHIXHA, Enver DIVA, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, në lidhje me nenet 28, pika 4, 334, pika 1 të Kodit Penal, “Grup i strukturuar kriminal” , në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 dhe 25 i Kodit Penal,“Vjedhja” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët, Irena Gjoka, Erjon Cela dhe Erjon Bani, bazuar në nenet 379, 380, 383, 384, 388/1, gërma “d”, 389, 390, 393, 415, si dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:
1. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Altin Ndoci, për veprën penale “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza, Anxhelo Avdia, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 79/d/dh, 278/1, në lidhje me nenet 28, pika 4, 334, pika 1 të Kodit Penal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer veprat penale për të cilat akuzohet.
1.1. Heqjen e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për të pandehurin Altin Ndoci dhe lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet me masë sigurimi “arrest në burg” për ndonjë fakt tjetër penal.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klevis Alla për veprën penale të “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza, Anxhelo Avdia, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar përkatësisht nga nenet 79/d/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
2.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klevis Alla për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.
2.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klevis Alla për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klevis Alla për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
2.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klevis Alla për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, në dëm të viktimave Marsel Jashari dhe Anisa Çupi, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
2.6. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Klevis Alla me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
2.7. Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Klevis Alla, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besian Xhixha për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besian Xhixha për veprën penale të “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
3.2. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Besian Xhixha me 6 (gjashtë) vjet burgim.
3.3. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Besian Xhixha, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Diva për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
4.1. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Enver Diva, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.
5.Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve gjykata disponon si më poshtë:
5.1. Në bazë të nenit 190 gërma a) të K.Pr.Penale, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale:
– xxx i automjetit xxx, me targa xxxx, sekuestruar të pandehurit Besian Xhixha, dokumentacioni i këtij mjeti, si leje qarkullimi, certifikatë pronësie, certifikatë kontrolli Teknik, deklarate zhdoganimi, policë për sigurimin e mjetit të Sigma Inter Albanian Vienna, datë 01.092019 si dhe automjeti me targa AA xxx;
– Telefoni celular xxx i shtetasit Klevis Alia”, me numër xxx dhe numër IMEI xxxx;
– Dylbi xxx të futur në një kllef të zi;
5.2. Mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit:
– xxx me pamje filmike të administruar te Farmaci Ditë Natë Tiranë.
– Cd-të e ardhura nga Kompanitë telefonike, xxxx etj, të cilat janë bashkëlidhur fashikujve.
-Cd-të e pamjeve filmike të sekuestruara, të cilat ndodhen bashkëlidhur fashikujve
-Kuti amballazhi me provat materiale të administrura gjatë kqyrjes së Servis xxx, me nr.xxx
– Kuti amballazhi e provat materiale të administruara gjatë kqyrjes së Servis xxx, me nr.xxxx
– xxx telefona celularë të sekuestruar viktimave Viktor dhe Besmir Haxhia dhe xxx telefona celularë të sekuetruar viktimës xxx dhe 2 xxx ku ndodhen aktet e ekspertimit,
– Një kuti me thërrmija xhami të sekuestruara në vendngjarje e datës 02.03.2020,
5.3. Në bazë të nenit 190 gërma c) të K.Pr.Penale, provat materiale të mëposhtme të asgjesohen:
– Dy targat AA xxx;
– Një pistoletë e djegur me mbishkrimin në anë e djathtë të djepit luajtës xxx e cila në anën e majtë ka të stampuar xxxx;
– Një pistoletë e djegur ku në anën e majtë të kapakut të kutisë qytës ka mbishkrim xxx xxx dhe xxx;
– Tre armë zjarri me Nr. xxx, Nr .xxxx si dhe xx fishekë sekuestruar në Bregun e Kanalit, Rrashbull Durrës.
5.4. Në bazë të nenit 190 gërma ç) të K.Pr.Penale, t’i kthehen të pandehurit Altin Ndoci, provat materiale të mëposhtme:
– xxx telefona celularë të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Altin Ndocit dhe një kuti telefoni xxx.
6. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve deklaruar fajtorë, solidarisht.
7. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall në Tiranë, sot më datë 02.04.2024.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Top Channel