Kërkesa për ngritjen e një komisioni të posaçme për dezinformimin, flet Çuçi: Nuk ka lidhje me kontroll të mediave, por…

02/04/2024 11:38

Në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, Bledi Çuçi u pyet lidhur me propozimin që socialistët kanë bërë për ngritjen e një komisioni të Posaçëm parlamentar me 13 anëtarë  “për ndërhyrjet e huaja në Shqipëri dhe dezinformimin”.

Ai tha se komisioni do të ketë veprimtari gjithëpërfshirëse dhe se nuk ka si qëllim kontrollin e mediave, por për të parë veprimtarinë dhe nëse ka depërtime e shtigje që vende të tjera mund të cenojnë demokracinë e vendit.

“Komisioni do ketë veprimtari gjithë përfshirëse, afatgjatë. Edhe vende të tjera ka ngritur komisionin e posaçëm për këtë çështje duhet ta kuptoni rëndësinë që ka.

Dezinformimi fokusi kryesor por ka dhe veprimtari të tjera. Nuk është kontroll por për të parë veprimtarinë dhe nëse ka depërtime e shtigje që vende të tjera mund të depërtojnë për cenimin e standarde të demokracisë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA