Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pasi 7 punonjës humanitatë u vranë nga një sulm izraelit në Rripin e Gazës.
Netanyahu tha se ngjarja kishte ndodhur “pa dashje” dhe se forcat izraelite nuk kishin pasur shënjestër punonjësit humanitarë.
“Për fat të keq, ditët e fundit ka pasur një rast tragjik në të cilin forcat tona goditën pa dashje njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës”, tha Netanyahu në një mesazh mirënjohjeje për ekipin mjekësor që e operoi atë për një hernie diskale.
Kryeministri tha se ngjarja do të hetohet në thellësi dhe u justifikua duke thënë se këto ishin gjëra që ndodhin në luftë.
“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të mos ndodhë më,” siguroi ai.
Pak më parë, ushtria izraelite njoftoi se një ent i pavarur ushtarak, Mekanizmi i Gjetjes dhe Vlerësimit të Fakteve, do të hetojë sulmin.
Top Channel