I dehur në timon, 26-vjeçari përplaset me dy makina, katër të plagosur!
02/04/2024 14:11
Një 26-vjeçar, që sipas policisë drejtonte makinën në gjendje të dehur, është përplasur me dy mjete të tjera këtë të martë në Fier.
I riu me inicialet O.G. ka goditur automjetin me drejtues 22-vjeçarin me iniciale H. A. në fshatin Dukas dhe një automjet tjetër të parkuar në rrugë.
Për pasojë, është plagosur vetë 26-vjeçari dhe shoferi tjetër së bashku me dy pasagjerë. Të katërt ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Për ngjarjen ka nisur hetimi, ndërkohë që pritet të merren në hetim shoferi.
Top Channel