Sikundër ishte paralajmëruar greva e sindikatës së doganave në Greqi ka sjellë bllokimin e lëvizjes së automjeteve në pikat kufitare me vendin fqinjë. 

Prej orës 5:30 të mëngjesit të sotëm, në PKK të Kapshticës nuk është lejuar kalimi i automjeteve të vogla, autobusëve dhe kamionëve, si në hyrje dhe në dalje.

Ashtu sikundër ishte njoftuar të vetmit udhëtarë që lejohen të kalojnë kufirin janë këmbësorët pa bagazhe dhe rastet e emergjencave shëndetësore.  Pavarësisht njoftimit nuk kanë munguar rastet e personave që i janë drejtuar kufirit për shkak të mungesës së informacionit kryesisht turistët ose persona të tjerë që e kanë pasur të pamundur të shtyjnë udhëtimin e tyre

“Jam nga Austria do të udhëtoja në Greqi më pas di të ktheheshim nga Gjirokastra por tani duhet të kthehem pas se kufiri është i mbyllur por ne nuk e dinim”, tha një turist.

Greva do të zgjasë deri mëngjesin e 4 prillit duke sjellë kështu paralizimin e lëvizjes për 48 orë, ndërkohë që pas orës 6:00 të mëngjesit të së enjtes, lëvizja e udhëtarëve pritet të normalizohet në të gjitha pikat kufitare me Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA