Dita Botërore e Autizmit/ Sfidat mbeten ende të mëdha, gjithçka nis me pranimin e problematikës

02/04/2024 19:52

Gati 75 milionë njerëz kanë çrregullimi të spektrit të autizmit, ose 1% e popullatës së botës.

Shifrat zyrtare thonë se 1 në 100 fëmijë lindin me çrregullime të spektrit të autizmit.

“Sidomos tre katër vitet e fundit pas pandemisë, ka gjithnjë e më shumë fëmijë që po shfaqin çrregullime të spektrit të autizmit. Nuk kemi të dhëna të sakta përsa i përket Shqipërisë, por mendohet që çrregullimet e spektrit të autizmit të jenë edhe në Shqipëri në 1%, 1 deri në 2, në 100 individë”-shprehet Migena Kika, neuropediatre.

Ky është Muenis, 20-vjeçari me spektër autizmi.

Emri i djalit tim do të thotë i këndshëm, i dashur dhe i shoqërueshëm. E zbulova që është me autizëm që në moshën 2 vjeçare. Pas një temperature të lartë që bëri në mënyrë sistematike, sigurisht që u tronditëm, por nuk u dorëzuam. Kjo është shumë e rëndësishme, të mos dorëzohesh dhe  të bëhesh luftarake”-shprehet Brixhida Muça, nëna e Muenis.

E shkolluar për drejtësi në Egjipt dhe Jordani, Brixhida sot drejton një qendër për adoleshentë me autizëm, ku shërbimet janë falas.

Unë kam dal përtej dhimbjes, ose përpjekjeve të mia për tu bërë zë i gjithë atyre nënave të cilat nuk kanë mundësinë dhe fuqinë për të dalë publikisht. Për këtë kam hapur edhe një qendër për adoleshentët me spektrin e autizmit që është e para në Shqipëri. Në këtë ditë sot në Shqipëri ku zëri ngrihet fuqishëm në të gjithë botën, lusim të krijohen sa më shumë mundësi për këta adoleshentë që të aftësohen dhe të kenë një rezidencë ku të rrinë kur mos t’i kenë më prindërit. Kjo është ajo që na dhemb ne prindërve me fëmijë autik, ku do t’i lëmë këta fëmijë. Kush do kujdeset për ta pas nesh?”-u shpreh nëna e Muenis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA