Aksidenti tragjik me 8 të vdekur në Këlcyrë, flet nga vendngjarja Prokurori Çano: Nuk i kemi identifikuar emigrantët nga vendet e treta, do të bashkëpunojmë me…

02/04/2024 10:42

Prokuroi Petrit Çano i cili ndodhet në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë në Këlcyrë, është shprehur se identiteti i 7 emigrantëve që ndërruan jetë nuk është zbuluar ende dhe nuk dihet se çfarë shtetësie kanë.

Sipas prokurorit kur të identifikohen, do fillojë dhe bashkëpunimi me ambasadat përkatëse.

Petrit Çano: Do bëhet me kujdes këqyrja e të gjitha kufomave, identifikimi i tyre, pastaj në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera do kryhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar shkaqet pse ndodhi kjo ngjarje dhe përgjegjësitë nëse ka. Viktimat nuk i kemi identifikuar ende dhe nuk e dimë se cilat shtete i përkasin. Kur të identifikojmë viktimat do bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse. Pasi të kryejmë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, jemi duke pritur edhe mjekët ligjor nga Tirana që po vijnë për të kryer ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA