2 Prilli, Gjekmarkaj në homazhet për 4 viktimat e demokracisë në Shkodër: Një popull që harron dëshmorët e vet, komprometon historinë dhe të ardhmen e tij

02/04/2024 14:15

Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë sot në homazhet e zhvilluara në Shkodër në nder të 4 viktimave të demokracisë më 2 Prill 1991.

“Me 2 Prill në Shkoder në diten e kujteses e cila e fton ndergjegjen qytetare e politike të gjithësecilit per të reflektuar , qendruar e ringritur. Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik  Ceka, Bujar Bishanaku në kapercyell të historisë u bënë simboli i aspiratave me sublime per liri dhe demokraci.

Një popull që harron deshmoret e vet kompromenton historinë dhe të ardhmen e tij. Shkodra dhe Shqiperia nuk do ta bëjnë kurrë këtë !

PD sot me forcen e shembullit, me idealizmin e heroizimit, me vullnetin e rezistences per ti sherbyer kesaj shoqerie, ketij vendi, per të nderuar kujtimin e themeluesve të saj që aspiruan Shqiperërinë si gjithe Europa do të mbetet garante e ketyre vlerave , vete shpirti i lirise! Lavdi deshmorve1”, shprehet ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA