U kap nga policia sapo i kishte shitur dikujt kokainë, 18 vjeçari shqiptar në Itali tenton të arratiset me makinë
01/04/2024 16:39
Një 18 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Portico di Caserta menjëherë sapo i kishte shitur drogë një personi.
I riu që u arrestua nga oficerët, tentoi të iktem e makinën e tij ku kishte kokainë dhe kanabis.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 14 gramë lëndë narkotike dhe 585 euro cash të cilat besohet se i kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
18 vjeçari la në arrest shtëpiak në pritje të vedimit të gjykatës për të. Ndërsa ndaj blerësit nisi hetimi në gjendje të lirë.
Top Channel