“Të dua, kam ditë që të shikoj”, dënohet me 13 vite burg shqiptari që përdhunoi 70 vjeçaren greke

01/04/2024 20:36

Një shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga një gjykatë greke në Rodos nën akuzën se ka përdhunuar një 70 vjeçare greke.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në datën 9 qershor të vitit të kaluar teksa e moshuara flinte në shtëpinë e saj përdhese në Skala Patmos kur ndjeu se dikush hapi derën e banesës së saj.

E moshuara ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë, duke treguar se shqiptari mbante thikë në duar duke e kërcënuar se nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të, do ta godiste.

Gjatë aktit të rëndë, e moshuara tha se e kishte pyetur shqiptarin pse po e bënte një gjë të tillë me një grua të moshuar. Ai i ishte përgjigjur duke i thënë “të dua, kam ditë që të shikoj”.

Pavarësisht pretendimeve të shqiptarit, gjykata greke rrëzoi kërkesën e tij për dënim më të reduktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA