Osmani bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit: Diskutuam për anëtarësimin në KiE dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

01/04/2024 19:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka bërë me dije se kishte diskutuar me James O’Brien mbi partneritetin e Prishtinës me SHBA-të dhe hapat e mëtejshëm për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA