Lufta në Rripin e Gazës/ Administrata e Biden do të miratojë marrëveshjen prej 18 mld dollarësh për dërgimin e avionëve luftarakë në Izrael

01/04/2024 22:56

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden është afër miratimit të shitjes së 50 avionëve luftarakë F-15 të prodhimit amerikan në Izrael, në një marrëveshje që të kushtojë më shumë se 18 miliardë dollarë.

Transaksioni, i cili do të përbënte shitjen më të madhe ushtarake të huaj amerikane ndaj Izraelit që kur vendi hyri në luftë me Hamasin më 7 tetor, vjen pasi administrata gjithashtu pritet të njoftojë Kongresin së shpejti për një shitje të re të madhe municionesh ndaj Izraelit.

Shitjet e reja të disa prej armëve më të sofistikuara të SHBA-së nënvizojnë shkallën në të cilën SHBA vazhdon të mbështesë Izraelin ushtarakisht, edhe pse zyrtarët e administratës së Biden kritikojnë operacionet e Izraelit në Gaza, të cilat kanë vrarë më shumë se 32,000 palestinezë që nga tetori.

Shitja e këtyre armatimeve ka të ngjarë të debatohet ashpër në Kongres, veçanërisht nga anëtarët e partisë së presidentit. Shitjet e armëve amerikane në Izrael janë vënë nën një vëzhgim intensiv muajt e fundit dhe ligjvënësit demokratë kanë bërë thirrje për kufizimin e ndihmës ushtarake për Izraelin derisa të lejojë më shumë ndihmë humanitare në Gaza dhe të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA