Konservatorët britanikë të qendrës së djathtë në pushtet në Britani janë përballë humbjes elektorale më të madhe në histori, sipas sondazhit të sotëm të The Times të Londrës, ku ata mund të përfundojnë në zgjedhjet e këtij viti me afro 98 deputetë.
Aktualisht konservatorët në pushtet kanë 348 deputetë ose një shumicë prej 86 deputetësh, më shumë se opozita laburiste e qendrës së majtë.
Por nëse sondazhi do përkthehej në vota në zgjedhjet e reja që mendohet se do mbahen në vjeshtë, konsevatorët do e pësojnë më keq se kurrë, madje më keq se në zgjedhjet e vitit 1906 kur ata kanë pasur rekordin më të ulet me 156 deputetë.
Edhe kryeministri Rishi Sunak rrezikon të mos fitojë në zonën e tij elektorale. Laburistët në zgjedhjet e ardhshme do arrijnë një fitore historike duke siguruar minimalisht një dekadë në pushtet me mbi 400 deputetë në parlamentin e ardhshëm.
Ka kohë që lajmet e zeza elektorale kanë nxitur spekullimet për zëvendësimin e Sunak përpara zgjedhjeve, lajme të cilat janë hedhur poshtë nga qeveria. Ky lajm vjen njëkohësisht me një tjetër lajmi të keq për qeverinë britanike për kalimet ilegale me gomone në La Mansh.
5000 emigrantë kanë kaluar me gomone në tremujorin e parë të 2024, ku 100 gomone kanë mundur të kalojnë nga Franca drejt brigjeve angleze duke shënuar kalimin më të madh për një tremujor në histori, kur Britania i ka dhënë gjysmë miliardë sterlina Francës për të bashkëpunuar për frenimin e tyre.
Kjo në një kohë kur kryeministri Sunak kalimet ilegale i ka një nga prioritetet e tij, e në kushtet kur gjatë verës moti pritet të përmirësohet, kalimet gjithmonë janë shtuar.
Nëse ndodh që kalimet të rriten në muajt e pranverës dhe verës, ato do jenë një arsyse më shumë që konseravtorët të humbasin zgjedhjet e ardhshme.
Top Channel