25/11 22:20
Një fund tragjik ishte ai i një 36-vjeçareje, personazh i njohur në televizionin rus. Liberzh Kpadonu është gjetur e pajetë në banesën e saj, një muaj pasi kishte ndërruar jetë.
E reja kishte bërë një ndërhyrje në mushkëri, e duket se pak ditë më pas kishte ndërruar jetë në shtëpinë e saj ku jetonte e vetme.
Askush nuk ishte kujtuar për të, deri sa një prej fqinjëve denoncoi në polici se në banesën e saj vinte një erë e rëndë. Pasi efektivët janë futur në banesë, e kanë gjetur atë të shtrirë në tokë, pa jetë.
Top Channel