Kremtohet ringjallja e Krishtit/ Mbahet mesha e Ditës së Pashkëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

31/03/2024 12:03

Besimtarët katolikë festojnë sot ditën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, ringjalljen e Krishtit.

Mijëra besimtarë u janë drejtuan mbrëmë dhe sot kishave në të gjithë vendin.

Në  katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet u mbajt mesha e vigjiljes ndërsa sot u zhvillua mesha e Ditës së Pashkëve.

Mesha e shenjtë që u drejtua nga Imzot Arjan Dodaj në nderim të ringjalljes së Jezu Krishtit.

Veç qytetarëve, pati edhe turistë të huaj që shkuan për të kremtuar festën e shenjtë.

Kryeipeshkvi i metropolit Tiranë-Durrësit bëri thirrje që njerëzit të fokusohen më shumë në fjalën e shenjtë dhe të ndjekin mesazhin e Krishtit.

“Duke ndjekur Krishtin dhe duke mbajtur vështrimin e zemrës tonë të fiksuar pas Krishtit, gjejmë rrugën e duhur. Të ndjekim Krishtin do të thotë të jemi të vëmendshëm ndaj fjalës së tij. Njeriu nuk jeton vetëm me bukën, me karrierën por me fjalën e hyjtë që na tregon të vërtetën për botën dhe shoqërinë. Fjala e hyjtë është buka e qiellit që na mëson si të jetojmë jetën për të qenë njerëz të vërtetë.” – tha ndër të tjera Imzot Arjan Dodaj.

Kjo konsiderohet e shtuna e madhe për katolikët të cilët sot festojnë Pashkët. Shumë prej tyre që në orët e para të ditës së shtunë u janë drejtuar katedraleve dhe kishave në Shkodër, Lezhë e Krujë për të bekuar ushqimin që do të jetë në tryezën e të Dielës së Pashkës.

Lutjet e bekimet në këtë ditë të rëndësishme të kalendarit të krishterë u përhapën jo vetëm në katedralen e Shën Palit në Tiranë, por kudo në qytetet e tjera të Shqipërisë me meshat e organizuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA