Pas disa orësh kërkimi është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e shtatë turistëve të cilët ishin bllokuar në Malin e Jezercës ku orë më parë u njoftua se një turiste kroate 41 vjeçare me inicialet Z.I humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes në një terren të thepisur.

Në pamjet e publikuara nga minsitria e Brendshme shihet momenti kur ekipi i emergjencave civile gjen të vdekur alpinisten kroate.

Në operacionin e kërkim shpëtimit mori pjesë edhe reparti i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

Pesë prej alpinistëve kroatë të ndihmuar nga Shërbimi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës po kthehen tek mjetet e tyre në territorin e Malit të Zi nga ku edhe kishin hyrë në territorin shqiptar.

Ndërsa 2 turistë të tjerë kroatë u transportuan me helikopter në qytetin e Bajram Currit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA