Turistët mbushin kishat! Kryeipeshkvi i metropolit Tiranë-Durrës uron Pashkët, jep mesazhin e rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë

30/03/2024 20:02

Rreth 1.4 miliardë besimtarë katolikë në të gjithë botën po përgatiten të kremtojnë ringjalljen e Krishtit apo Pashkët një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e tyre fetar. Mesha e vigjiljes së Pashkëve mbahet sonte në orën 22:00 dhe kremton ringjalljen e krishtit.

Besimtarët pas një përgatitje apo agjërimi 40 ditor janë gati për momentin e madh.

“Te Zoti e kemi besimin se te robi e kena shumë pak, shyqyr që iu kemi gjetur mirë, gëzuar edhe atyre jashtë shtetit se edhe ata nuk kanë shkuar për qejf”– tha një besimtare.

“Një moment bekimi për të rinjtë tanë të cilët jo rrallë herë përballë sfidave për të ardhmen të cilat iu shpalosen në jetën e përditshme shohin vdekjen e realizimit të ëndrrave të tyre këtu. Por krishti e ka mundur jetën, ai e përtërin shpresën. Shqipëria nuk është vetëm vendi i së ardhmes por para së gjithash, vendi i të sotmes”– Kryeipeshkvi i metropolit Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.

Besimtarët u shprehën edhe emocionet që iu fal kjo festë kaq e rëndësishme në kalendarin fetar.

“Jezusi ka vdekur në kryq për ne, për mëkatet tona”
“Më pëlqen momenti kur ngjyrosen vezët me bojën e kuqe, kur vijnë miqtë dhe kënaqemi”
“Të fal paqe, besim më shumë se ditët e tjera”
“Të gjithë njerëzit duhet të krijojnë sa më shumë besim dhe marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin”-
u shprehën disa prej besimtarëve.

E veçanta e këtij viti janë turistët që vizitojnë katedralen e Shën Palit në Tiranë. Sipas Don Konradit, një meshtari belg që shërben në ktë katedrale, janë rreth 300-400 turistë në ditë që ai shoqëron.

“Kemi ardhur si turistë për të kaluar pashkën këtu”– tha një çift turistësh italianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA