Ndodh në Francë, shqiptari hyn brenda kishës dhe bërtet “Allahu Akbar”! Çfarë u tha policëve pasi e arrestuan: E bëra për…

30/03/2024 16:51
Kisha ku ndodhi ngjarja në Francë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brënda një kishe në Montpellier të Francës dy ditë më parë (28 mars), kur një shqiptar hyri brenda dhe bërtiti “Allahu Akbar”.

Mediat franceze shkruajnë se të enjten që kaloi 33 vjeçari shqiptar hyri brenda kishës Sainte Eulaile, teksa po kremtohej një meshë dhe filloi të bërtiste me të madhe fjalët në arabisht duke krijuar njëfarë trazire mes të pranishmëve.

Më pas u largua menjëherë pa kryer ndonjë shkelje apo dëmtim. Mënjehrë u bë i mundur arrestimi i tij në zonë të qytetit. Gjatë deklaratës së dhënë në rajon, i riu shqiptar (emigrant i paligjshëm në Francë) është shprehur se veprimin e kishte bërë për shaka teksa kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA