Albin Kurti deklaroi se po bëhen përgatitje që Serbia të akuzohet si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Edhe Ministria e Drejtësisë dhe këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke bërë përgatitjet që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës, të cilat janë në fakt kundër njerëzimit dhe genocide“, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u shpreh se këto janë çështje të brendshme dhe në kohën e duhur jepen njoftimet e nevojshme. Në muajin shkurt u zhvillua ceremonia e dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Kurti i ftoi atëherë të gjithë dokumentuesit, hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, media e gazetarë e të gjithë qytetarët që kanë materiale e dëshmi t’i drejtohen këtij institucioni.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur raunde të reja bisedimesh në nivel negociatorësh janë zhvilluar në Bruksel me shpresën të gjendet një zgjidhje për çështjen e dinarit serb, që e ktheu disa hapa prapa avancimin e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak e bëri të qartë se ka varur shpresa tek takimi i 4 prillit, edhe pse në përballjet e deritanishme nuk është shënuar asnjë përparim.

Ne u ripajtuam që të takohemi prapë javën e ardhshme me ambicien që të gjejmë një zgjidhje”, shkroi Lajçak. Të dyja palët në takimin e së hënës në Bruksel paraqiten propozimet e tyre, diskutuan për to por nuk dhanë detaje. Palët kritikuan njëra-tjetrën, ndonëse Lajçak tha se propozimet qartësuan shumë gjëra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA