VIDEO/ Incident në këshillin bashkiak të Himarës! Qytetari pështyn në fytyrë prefektin e qarkut, Tavo nuk reagon

29/03/2024 12:30

Mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës për zgjedhjen e kryetarit të komanduar është përfshirë nga tensione këtë të premte.

Qytetarët kanë kërkuar që drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi dhe prefekti i qarkut Vangjel Tavo të mos jenë të pranishëm gjatë mbledhjes.

Gjatë largimit nga mbledhja, prefekti Tavo është përfshirë në incident, ku një qytetar e ka pështyrë në fytyrë.

Tavo doli nga mbledhja dhe simpatizantët e Belerit me ofendime, tentuan ta shtynin deri tek dera.

Sot pritet të diskutohet për rendin e ditës dhe më pas do të caktohet kryetari i përkohshëm mes 2 nënkryetarëve aktualë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.

Top Channel