“Të çojë ushtrinë shteti, t’u thyejë hundët”, incidenti me Tavon në Himarë, reagon ashpër Spartak Ngjela: Aty nuk ka minoritarë, janë lebër

29/03/2024 16:27

I ftuar në Top Talk këtë mesditë në Top Channel, avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e ndodhura sot në bashkinë e Himarës, gjatë mbledhjes së Këshillit, ku u zgjodh kryetarja e re e komanduar, Blerina Bala.

Lidhur me incidentin e ndodhur me Prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, ku një mbështetës i Fredi Belerit e ka pështyrë në fytyrë, Ngjela u shpreh se shteti duhej të kishte marrë masa për t’i parandaluar.

“Të çojë ushtrinë shteti, t’u thyejë hundët. Shteti është serioz, shkele ligjin të rras brenda. Ç’më duhet mua se çfarë do thotë Greqia, ne jemi shtet i pavarur. Aty nuk ka minoritarë, janë lebër, janë nja 100 veta në një lagje lart që i thonë vetes grekë, dhe flasin 60% shqip, 40% me fjalë greqisht. Aty paguajnë grekët se janë injorantë. Ata mbajnë akoma ligjin e luftës sepse kanë akoma interesa territoriale. Pse Greqia nuk njeh Kosovën? Janë grekë ata? Jo, i tremb Çamëria”, u shpreh Ngjela.

Top Channel