Nga Genta Popa Prodani
Historia e shoqërive të zhvilluara të Europes, ku edhe Shqipëria synon të aderojë sa më parë, nuk mund të përfytyrohet pa historinë e një media te lirë, të pavarur dhe të besueshme, vlera të cilat përbejnë thelbin e saj duke i dhënë atributet e një misioni të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm për shoqëritë demokratike, sic është informimi i publikut.
Shqipëria, ndoshta më shumë se cdo vend tjetër në Europë e ka vuajtur mungesën e gjatë të fjales së lirë, ka vuajtur dënimin e saj absurd me vrasje e burgosje në periudhën e komunizmit, atehere kur sunduesit e saj, mjerueshem, i trembeshin forcës së fjalës, të mendimit, të opinionit ndaj dhe donin me cdo kusht ta mbanin atë nën kontrollin e pushtetit, dhe brenda kufijve të tij. Duke zvogëluar në maksimum atë që qendron në themelin e vetë të drejtave njerëzore, lirinë e shprehjes e të mendimit, qe më së shumti sjell progresin dhe emancipimin shoqëror.
Në këtë drejtim, pasojat e kesaj mungese ishin tejet te rënda. Shqipëria më shumë se cdo gjë tjetër humbi për një kohë të gjatë arsyen, mendimin e lirë dhe kritik, duke ju larguar gjithmone e me shume vendeve te zhvilluara te cilat krejt perkundrazi e perdornin kete aset te pacmuar të shoqerisë për të ecur perpara, për të shkuar më larg e më lart në përsosmëri. Ndërsa shqiptaret humbën ndërgjegjen dhe vetëdijen personale deri në një shpërfytyrim të turpshëm, si pasojë e nënshtrimit me hir a me pahir, ndaj diktatit te kohës.
Ndaj dhe, krahas lirive të tjera të munguara, ajo e fjalës së lirë do të konsiderohej një nga fitoret me te medha te postkomunizmit në vendin tonë, ku vecanërisht ata që konsideroheshin si të dënuarit e mendimit, do të shiheshin si viktimat më të pafajshme te tiranisë së përmbysur.
Koha e re do të sillte lulëzimin e një media, që jo pa vështiresi filloi të rikuperoje atë dimension të munguar e cunguar më pare në dëm të publikut dhe informimit te tij. Si në shtypin e shkruar ashtu dhe në median audiovizive u shenuan arritje të admirueshme për kurajon dhe insistimin në kerkim të së vertetës. Zerat kritikë nuk munguan të thonë hapur qëndrimet e tyre.
Por, në anën tjetër, zakoni vjetër i luftës ndaj fjalës së lirë nuk mungoi të ngreje krye në disa raste flagrante, që mua dhe gazetareve të brezit tim, na kujtuan se hasmi i saj ishte ende aty.
Për fat të keq, hasmi i misionit të medias në Shqipëri, do të zgjohej sërish 1 vit më parë për të goditur televizionin kombëtar Top Channel, televizionin e të gjithe shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, i vlerësuar aktualisht si zëri me i besueshëm i tyre.
27 Marsi i vitit që shkoi shënoi një sulm absurd në erresirën e natës, i cili tregon se beteja për fjalen e lirë të së nesërmes që lind, kerkon sërish sakrifica ekstreme.
Për fat të keq, një njeri i pafajshem si Pal Kola, roja i godinës së Top Channel, u bë kurbani i kamikazeve antifjalë dhe antiliri qe derdhën bresheritë e tyre duke mbjellë panik te punonjësit dhe duke sjellë fatkeqesisht edhe vdekjen e njërit prej tyre, në oborrin e media-s më të madhe në vend.
1 vit me pas, unë dhe kolegët e mi ne Top Channel vazhdojmë punen tonë pa u sprapsur, por njëkohesisht pa harruar për asnjë moment se heshtja e gjatë për gjetjen e autoreve të plumbave ndaj Top Channel, së pari nuk i sherbën vendit tone dhe aspiratave të tij.
Humnera e territ pa emër nuk i shërben askujt.
Gjetja e hasmit të Top Channel është së pari nje detyrim ndaj misionit te medias në Shqiperi, ndaj vetë Top-Channel dhe punonjësve te tij, por edhe ndaj publikut që meriton të informohet apo argëtohet, pa kompromis.
Top Channel