Avni Meçja dhe rumunja Alexandra Elena Mocanu

Gjykata e Bolzanos në Itali dënoi me 24 vite burg Avni Mecjan, i cili akuzohet për vrasjen me çekiç të bashkëjetueses së tij rumune Alexandra Elena Mocano mbrëmjen e 22 tetorit të vitit 2022.

Vrasja ndodhi në banesën e tyre në Viale Trieste. Prokurorja e Bolzanos kërkoi dënim të përjetshëm për shqiptarin.

Ndërsa avokati kërkoi një dënim më të lehtë për klientin e tij.

Avni Meçja pasi u arratis në Shqipëri u kthye dhe u dorëzua në Itali duke rrëfyer vrasjen e partneres së tij pas një debati mes të dyve. Pasi e vrau, Meçja mbështolli trupin e të resë me batanije. Trupi i pajetë i rumunes u gjet nga të afërmit e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA