U aksidentua teksa po transportonte 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 58-vjeçari në Pogradec, si tentoi të ‘arratisej’

28/03/2024 17:08
Foto ilustruese

Një 58-vjeçar italian është vënë në pranga nga policia e Pogradecit, teksa pasi është përplasur me automjetin e tij, ku po transportonte 13 emigrantë kundrejt pagesës, u largua nga vendngjarja.

Policia bën me dije në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, arrestuan në flagrancë shtetasi italian me inicialet M. C., 58 vjeç, banues në Itali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe ato të Sektorit të Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Gurorja”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, konstatuan automjetin tip “Volvo” që ishte përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Drejtuesi i automjetit tip “Volvo”, për të shmangur përgjegjësinë, ishte larguar nga vendi i aksidentit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën 13 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët nga hetimet e kryera, rezulton se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C. iu kishte premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Volvo” dhe 1 aparat celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA