Një debat ka përfunduar në përleshje fizike mes dy personazh në Durrës.
Dy personat B. C., 36 vjeç dhe E. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës kanë rënë në prangat e policisë.
“Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës: -arrestuan në flagrancë shtetasit B. C., 36 vjeç dhe E. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin; -ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”, R. R., 35 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel