Deputeti Oerd Bylykbashi pas përfundimit të mbledhjes së grupit të dialogut me PS-në tha se prioriteti i Rithemelimit është Reforma Zgjedhore.
Ai theksoi se në mbledhjen e sotme u arrit dakordësia që në vijim të miratohet objekti i punës për çështjet të cilat janë për t’u zgjidhur dhe ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar në Kuvend.
Bylykbashi: Prioritet i opozitës është pikërisht trajtimi i reformës zgjedhore do të trajtohen edhe çështje të tjera. Amnistia penale nuk ishte çështje që u diskutua, ajo që ramë dakord është që do të listohet në një mbledhje objekti i punës, çështjet që janë prezente në kuvend për t’u zgjidhur, çdo gjë në hapësirën që do të përcaktojë. Ai është vendim i konferencës së kryetarëve, puna do të jetë transparente.
A do të përfundojë në kohë?
Bylykbashi: Është çështje e vullnetit politik, veçse është një detyrim që vjen nga detyrimi që Shqipëria ka si vend anëtar i OSBE, detyron të gjitha shtet të ndjekin pa vonesë rekomandimet, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse do të ketë vullnet nga maxhoranca angazhimi ynë është i plotë.
Jo vetëm në aspektin politik, por edhe teknik, do t’i drejtohemi Osbe Odihr-it. Kur them çështje prioritare është çështje e gravitetit. Nëse çështja do të ndiqet dhe trajtohet e shkëputur nga puna e reformës zgjedhore nëse do të vendoste, opozita e mbështet dhe ka mbështetur amnistinë. PD ka bërë amnisti kur ka qenë në qeveri, se çfarë si dhe kur do të vendoset në mbledhjen që vjen.
Top Channel