Një elektriçist ka përfunduar në spital këtë të enjte, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Incidenti ndodhi ndërsa Adul Duriçi po punonte për riparimin e një linje elektrike në Bulqizë.

50-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk duhet gjendja e tij shëndetësore.

“Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. 50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore”, sipas policisë.

Sipas policisë, grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA