Katër ditë pasi u vetëdorëzuan në polici, gjykata e Korçës ka liruar 4 autorët që dhunuan me shkopinj bejsbolli 30 vjeçarin Ramadan Hasani në ambientet e një lavazhi në qytet.

Në seancën gjyqësore të mbajtur mëngjesin e sotëm, gjykata ka caktuar vetëm detyrim paraqitje për dielës Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollarin dhe Erion Gurën.

Ngjarja ndoodhi në 21 mars ku pas një sherri me motive të dobëta, 4 të rinjtë sulmuan me shkopinj bejsbolli 30 vjeçarin i cili tentoi të shpëtonte duke u futur në ambientet e një lavazhi.

Arratia e tyre zgjati vetëm 3 ditë, pasi u vetëdorëzuan në 24 mars. Nga ana tjetër, 30 vjeçari i dhunuar moti ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA