Një fshat kufitar në Ukrainë është shkatërruar e gjitha, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse, që nga shkurti i vitit 2022.
Ndërtesat janë të rrënuara, teksa banorët kanë mbetur të pashpresë për një rikthim në jetën e mëparshme.
Bombat ruse në veri-lindje të Ukrainës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Për rreth dhjetë ditë në mes të marsit, bombat, predha dhe raketa ruse ranë mbi fshat dhe të tjerë përgjatë kufirit.
Pothuajse të gjitha ndërtesat në qendër të Velyka Pysarivka u shkatërruan nga valët e sulmeve ruse. Për rreth dy javë u regjistruan mbi 570 sulme, 200 prej tyre bombardime.
Luftimet u ndezën më 12 mars kur Rusia pretendoi se ishte zmbrapsur nga Ukraina në dy rajone kufitare.
Bombardimet lanë gjashtë persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.
Top Channel