Dy shqiptarë të moshës 40 dhe 56 vjeç janë arrestuar në Athinë për trafikim droge.

Sipas informacioneve të ELAS-it, të dy të akuzuarit janë lokalizuar dhe është vërtetuar aktiviteti i tyre kriminal.

Nga kontrolli në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan 960.8 gram kanabis të paketuara gati për shitje. Gjithashtu u sekuestruan dy celularë dhe një peshore.

Dy të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente.

 

Top Channel