Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden është përballur sot me disa protestues palestinezë gjatë tubimit elektoral që ka mbajtur në Karolinën e Veriut në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale.
Protestuesit pro-palesintezë filluan të bërtisnin ndaj Joe Biden të cilin e quajtën bashkëpunëtor të Netanyahut në gjenocid, duke i kërkuar llogari përse palestinezët nuk kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor në Gaza.
“Jeni bashkëpunëtor në gjendocid! Çfarë thoni për kujdesin shëndetësor në Gaza?. Të gjithë kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor”– ishin disa prej thirrjeve të protestuesve.
Në këtë situatë, Biden i kërkoi publikut “të jetë i durueshëm” me demonstruesit dhe se ata kanë të drejtë kur kërkojnë më shumë ndihmë për Gazën.
Top Channel