“Keqardhje për deklaratat e Athinës për Belerin”/ Raportuesja e PE-së, Isabel Santos: Nëse të gjithë vendet do të reagonin ashtu, bota do të ishte e tmerrshme

27/03/2024 15:41

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, shprehu keqardhje për deklaratat e Athinës zyrtare për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

“Jam e keqardhur për këto deklarata nga Greqia. Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen me vëmendje, por po presim vendimin”, tha Santos.

Dënimin e Belerit, zyrtarët grekë e kanë cilësuar burgosje politike. Vazhdimisht, ata kanë reaguar, duke tentuar të ndërhyjnë në drejtësinë shqiptare.

Top Channel