Në këtë vazhdë nga tetori i vitit 2022 u çua për diskutim drafti për ligjin e ri. Pas një sërë konsultimesh edhe me grupet e interesit ai u miratua në mars të vitit 2023.
‘U shpërnda për diskutim te të gjithë grupet e interesit’ u shpreh Niko Lera, drejtor i politikave fiskale.
‘Nëse u pyetëm është tjetër gjë dhe nëse u morëm në konsideratë ato që thamë ishte tjetër gjë’ u shpreh Sotiraq Dhamo, ekspert kontabël.
‘Edhe pse pyeten kategori të caktuara nuk është se është një proces gjithëpërfshirës dhe konsultimi publik lë shumë për të dëshiruar janë të natyrës sa për të kaluar radhën se sa për të pasur vërtete vëmendjen që ka një bashkëbisedim me partnerët’ u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert fiskal.
Nga 1 janari i këtij viti të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim. Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.
‘Sa i përket ndikimit që do të ketë ligji është jo shumë I mirëpritur nga profesionistë e lirë. Ata do të tregohen më të kujdesshëm me metodat e faturimit do të shmangen deri diku disa parregullsi sic ishin afturimet që profesionistët e lirë bënëin për miqtë e tyre shpk, dhe bizneset e tjera. Po I ndihmonin ata që të ulnin tatimet nëpërmjet këtyre shpenzimeve deri diku fiktive dhe do të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm me mënyrën se si do ta organizojnë punën e tyre’ u shpreh Skerdi Sino, zhvillues biznesi.
‘Ndikon edhe te tregu informal i cili me gjasa do të fillojë të zgjerohet për shkak të mënyrave që gjen secili privat në momentin që ligji dhe administrimi ka lënë hapësira. Më i dëmshëm akoma është për të rinjtë që hynë në treg si profesionistë të cilët përveç mungesës së përvojës dhe të tregut kanë edhe këtë barrë të shtuar e cila në vetvete nuk i bënë mirë shëndetit ekonomik të secilit prej tyre’ u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert fiskal.
Top Channel