Bardhi dhe Tabaku takohen me raportuesen e PE-së, Isabel Santos, zbardhen diskutimet

27/03/2024 16:09

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku janë takuar sot me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.

Gjatë takimit që Bardhi zhvilloi me eurodeputeten, ai e ka njohur me zhvillimet në Kuvend, ecurinë e reformave dhe problematikat që ka Shqipëria në rrugëtimin europian.

“ Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetutese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetuese i ndodhur në 33 vite. Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të kontrolluar politikisht drejtësinë.  Gjithashtu, e informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm. E sigurova se për opozitën përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, garancitë për barazi në zgjedhje, dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë një prioritet jo vetëm i shpallur, por pikënisja e një reforme kuptimplotë zgjedhore, që duhet përmbyllur sa më parë në kohë”, shkruan Bardhi.

Ndërkohë nga ana tjetër kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, gjatë takimit që pati me Santos, në fokus të bisedës ishte ishte procesi i integrimit dhe ecuria e Shqipërisë në raport me konferencën e radhës ndërqeveritare.

“Bisedë e frytshme me raporteren e në PE @isabel_mep në lidhje me procesin e integrimit. E rëndësishme që lufta kundër korrupsionit, check&balance të jenë produkte të parlamentit që i ka në themel të punës. Koha që integrimi të ketë në qendër qytetarët dhe jo politikën”, shkruan Tabaku.

Kujtojmë se më herët, Santos shprehu keqardhje për deklaratat e Athinës zyrtare për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA