Zemërim për gjarprin më të madh në botë të qëlluar për vdekje nga gjahtarët në Amazonë (fotot)

26/03/2024 15:30

“Ana Julia”, gjarpri më i madh në botë, më shumë se 8 metra i gjatë dhe me peshë sa një mundës ‘sumo’, raportohet se është vrarë nga gjahtarët mizorë.

Anakonda veriore e gjelbër, që peshon rreth 200 kg ishte zbuluar për herë të parë nga studiuesit vetëm disa javë para vdekjes në Amazonën braziliane.

Ajo raportohet se kishte trupin të trashë sa një rrotë makine ndërsa kokën sa të një njeriu, shkruan e përditshmja britanike TheSun.

Në kohën e zbulimit të saj në shkurt, ajo konsiderohej gjarpri më i madh në botë dhe ishte e adhuruar nga shkencëtarët.

Por së fundmi zvarraniku është gjetur i vdekur me trupin që pluskonte në një lumë, duke shkaktuar zemërim të gjerë mes ekspertëve.

Trupi i gjarprit u gjet në lumin Formoso pranë zonës rurale Bonito, në jug të Brazilit, të dielën më 24 mars.

Prezantuesi televiziv i botës së egër, biologu holandez Freek Vonk, i cili ishte filmuar duke notuar pranë anakondës masive, tha se ishte i trishtuar e zemëruar për lajmin.

Producenti botës së egër Cristian Dimitris, dëshmonte se gjarpri ngordhur ishte ai që ishte filmuar duke notuar me Vonk.

Ai tha: “Krahasova shenjat në fytyrën e saj, ato janë si gjurmë gishtërinjsh. Ishte anakonda më e famshme në botë, një emblemë e rajonit”.

Kjo u konfirmua dhe nga specialistja e anakondave në Universitetin e São Paulo, Juliana Terra, e cila quante Ana Julia  “simbol të rajonit Bonito”.

Profesori Vonk e quante vdekjen e gjarprit gjigant një goditje “e rëndë” për biodiversitetin.

Por megjithë përmasat e saj tmerruese, profesori kujton që notonte me të me lehtësinë me te madhe.

“Notova rreth një orë pranë saj, ishte krejt e patrazuar na prezenca ime. Shpresoj të gjenden autorët e kësaj sjelljeje të përçmuar dhe të dënohen”.

Prof Vonk është një nga 15 shkencëtarët e përfshirë në zbulimin e anakondës së gjelbër veriore, duke çuar në gjashtë numrin e specieve të anakondave në Amazonë.

FOTO GALERI
1/5
Anakonda veriore e gjelbër, që peshon rreth 200 kg ishte zbuluar për herë të parë nga studiuesit vetëm disa javë para vdekjes në Amazonën braziliane.

Top Channel