
Shifrat/ Bizneset shqiptare ‘sytë’ nga tregtia dhe akomodimi! Cila është mënyra më e mirë për të përfituar më shumë të ardhura?
23/02 21:15
Numri rekord i turistëve në vitin që lamë pas solli dhe të ardhura rekord sipas Bankës së Shqipërisë.
Vlera totale arriti në 4.2 miliardë euro, me shpenzimet e turistëve që u rritën me 47% në krahasim me një vit më parë.
Sipas turoperatorëve bizneset në sektor po shohin rritje të volumit të punës, por ende mungon fitimi i kënaqshëm
Me Shqipërinë që ka hyrë në një fazë të re të turizmit, turoperatorët shprehen se vendi duhet të drejtohet drejt turizmit cilësor.
Nga të ardhurat e turistëve rreth 1.8 miliardë euro mbetën në vend, ndërsa edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën në mënyrë domethënëse në shifrën e 2.4 miliardë eurove.
Top Channel