Në Guianën franceze, ushtria ndjek përditë kërkuesit ilegalë të floririt në Amazonë (fotot)

26/03/2024 19:35

Kërkuesit vendas të floririt që njihen në Amerikën Latine si ‘garimpeiros’ joshen nga rritja e çmimeve të arit natyral. Por ata ndiqen përditë nga ushtria dhe xhandarmëria në Guiana, territorin e jashtëm francez, në verilindje të Amerikës së Jugut.

Në një reportazh të rrjetit AFP tregohej ndjekja e përditshme e ushtarëve ndaj kërkuesve vendas të floririt mes pyjeve gjigante të gjelbëruara të Guianës Franceze.

“Në zbritëm shpejt nga barka por ata na panë sepse dëgjuan zhurmën e motoreve. Kur na dallojnë nga larg ata i fshehin mjetet e tyre”, thotë majori Mike nga brak e patrullës.

Samuel shpjegon se si mbledhin floririn kërkuesit ilegalë.

“Kërkuesit ilegalë qëndrojnë në breg dhe kalojnë ujin në sita ose mbledhin sedimentin e lumit. Më pas e vënë në tavolinë dhe aty zgjedhin floririn”.

Ai shton se mërkuri që përdoret nga kërkuesit ndot ambjentin dhe mund të kontaminojë faunën, peshkun dhe ushqimin.

Franca e konsideron parkun e Guianës në Amazonë si më të madhin e saj, ndërsa ushtarakët thonë se duhet ta mbrojnë nga kërkuesit ilegalë të floririt.

Lejtenant Jeremie, thotë se përveç ndjekjes në terren zyrtarët duhet të veprojnë dhe për ndalimin e kësaj tregtie me masa administrative. /AFP/

FOTO GALERI
1/7
Kërkuesit vendas të floririt që njihen në Amerikën Latine si ‘garimpeiros’ joshen nga rritja e çmimeve të arit natyral

Top Channel