“Netanyahu nuk arrestohet”, Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, por jo në këtë rast?
23/11 11:47
Shumica socialiste dhe deputetët e rithemelimit pritet të çojnë përpara bashkëpunimin për ligjet që kërkojnë 3/5.
Këtë synojnë ta arrijnë përmes të ashtuquajturit “Grupi Dialogut” i cili do të veprojë brenda Komisionit Parlamentar të ligjeve. Socialistët ngulmojnë se nuk kemi të bëjmë me një nën-komision parlamentar.
Palët i kanë gati emrat përbërës të këtij grupi.
Top Channel mëson se socialistët pritet të përfaqësohen në Grupin e Dialogut me Klotilda Bushkën, Damian Gjiknurin ku nuk përjashtohet të jenë edhe Toni Gogu ose Plarent Ndreca.
Ndërsa nga Rithemelimi me Oerd Bylykbashin, Erisa Xhixhon dhe Dhurata Cupin. “Grupi Dialogut” pritet të formalizohet në mbledhjen e radhës të Komisionit të ligjeve.
Top Channel