FBI bastis shtëpitë e reperit më të famshëm! Akuzohet për…! Në pranga vihen fëmijët e tij

26/03/2024 07:36

Shtëpitë e reperit Sean Diddy Combs i njohur ndryshe dhe si Puff Daddy, u bastis nga agjentët e FBI-së ditën e djeshme në Los Angelos dhe Majami.

Kjo bastisje u krye si pjesë e një hetimi federal për trafikim seksual, sipas Fox News . Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së. Ata gjithashtu pretenduan se do të kishte bastisje të mëtejshme në shtëpitë e lidhura me producentin e muzikës në Nju Jork dhe Çikago.

Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga dy shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç, të cilët u vunë nën prangat e policisë. Njëra prej shtëpive është në pronësi të një divizioni të markës diskografike të 54-vjeçarit Diddy, Bad Boy Entertainment dhe tjetra është në pronësi të vajzës së tij raportoi Fox. Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut.

Katër padi për sulme seksuale janë ngritur kundër reperit të famshëm dhe milioner, duke përfshirë një të mitur. Ai ka mohuar akuzat ndaj tij dhe është e paqartë nëse hetimi ka lidhje me ndonjë nga akuzuesit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA