39-vjeçari nga Shijaku arrestohet si tutor i 5 vajzave të huaja, i cili është nën hetim për ushtrim prostitucioni.
Në vijim të hetimeve të thelluara për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale personat e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga policia në fillim të këtij muaji, u vu në pranga 39-vjeçari Ismet Zoto. Ai u konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona dhe u arrestua nën akuzën se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në qendër të Durrësit, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.
Pas hetimeve të para, u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja, ndërsa hetimet e mëtejshme të drejtuara nga prokuroria për të përcaktuar autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e antitrafikut ekzekutuan urdhrin e prokurorisë, për ndalimin e shtetasit Ismet Zoto, 39 vjeç, banues në Shijak.
Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “shfrytëzimi i prostitucionit”.
“Vijojnë hetimet e thelluara për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga Policia, më datë 6 mars 2024. Vihet në pranga 39-vjeçari që u konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona. Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.
Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja. Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak. Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel