“1.5 miliardë eurove investime të huaja direkte”, Rama: Jemi ende shumë larg pikës, deri në 2030…

26/03/2024 15:44

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional tha se në vend aktualisht ka 1.5 miliardë eurove investime të huaja, shifër e cila synohet të rritet.

” 1.5 miliardë eurove investime të huaja direkte që është një kapërcim i madh në raporteve një trend stabël në rreth 1 miliardë, është vetë fillimi i një trendi tjetër për të shkuar në 2, 2.5, 3, 4 miliardë, është e mundur me kapital të mjaftueshëm për të përballuar rritjen e interesit të investitorëve, në 5-vjeçarin para, deri në 2030 do të jetë e jashtëzakonshme por do të sjellë një presion mbi kapacitete tona, ka edhe thelbi bisht këtu që vitet para deri në 2030 kemi në kurriz të gjitha detyrimet e reja që burojnë nga faza e re në BE, deri në momentin e çeljes së negociatave, BE nuk negocion, BE vë para një listë të tërë kërkesash.

Në këtë proces BE shikon qeverisjen, sistemin e drejtësisë, agjencitë e tjera por edhe arsimin profesional. Një nga vendet në proces negociatash u ndesh me probleme, therja e pa sistemuar e gjësë së gjallë për konsum dhe të tilla janë plot, jemi në një faqe ku duhet të gjithë të bëjnë një kilometër ekstra për t’u afruar në një pikë. Jemi ende shumë larg pikës dhe nuk do të mbërrijmë pas 10 vitesh por shumë shpejt”, tha Rama.

 

 

Top Channel