Zgjedhjet për kryetar në 10 degë të Partisë Demokratike të grupit të Rithemelimit, cilët u shpallën fitues

25/03/2024 09:24

10 degë të Partisë Demokratike të grupit të Rithemelimit do të kenë kryetarë të rinj, pas zgjedhjeve të zhvilluara në datat 23 dhe 24 mars.

Pas numërimit të fletëve të votimit në PD dega Mallakastër u shpall fitues Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave; në degën Devoll, Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave; në degën Poliçan, Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave; në degën Peqin, Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave; në degën Shijak,  Denis Lutfi Duka me 53% të votave; në degën Bulqizë, Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave; në degën Tropojë, Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave; n% degën Kukës,  Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave; në degën Kucovë, Nevjan Pasho, me 94% të votave; në degën  Mirditë, Aleksandër Lala, me 85% të votave.

Kujtojmë se procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00.

Top Channel