“Ti je bebush”, debat i ashpër mes Eglës e Meritonit! Mos më prek fytyrën! Ndërhyn Ilnisa: O e mjerë…
25/03/2024 13:41
Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë ditës së sotme mes Elgës dhe Meritonit në BBV3.
Meritoni e ka quajtur Eglën “teta”, ndërsa Elga e quan “bebush” dhe i kap fytyrën me dorë, kjo gjë mesa duket e ka acaruar tepër Meritonin dhe i kërkon t’i heqë duart nga fytyra e tij.
Egla: Ti je bebush për mua.
Meritoni: Mos ma prek fytyrën mua.
Egla: Ti je bebush dhe kështu i bëj fëmijëve.
Meritoni: Hiqe dorën, mos më prek fytyrën teta Egla.
Egla: Mos më thirr teta. Fëmijët ne kështu i kapim në shenjë dashurie.
Meritoni: Mos më kap fytyrën të thashë. A je normale, çfarë po bën, mos më kap!
Ilnisa: Hajde, o e mjerë, o lojtare e dobët dhe skandaloze, o trupi i shoqërisë. O lojtare skandaloze, o e dobët!
Top Channel