Dy shpërthime të fuqishme tronditën sot Kievin, duke nxitur autoritetet t`i bëjnë thirrje banorëve të vrapojnë nëpër vendstrehime.
Pamjet e pas-sulmeve tregonin shkatërrimet e shumta. Disa ndërtesa janë rrënuar totalisht, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren.
Gjatë natës, Rusia ndërmori një sulm masiv ndaj vendit me avionë bombardues e një flotë dronësh, ndërsa Ukraina pretendon nga ana e saj se ka goditur dy anije ruse në Sebastopoli të Krimesë. Shënjestra e Moskës ka qenë sërish infrastruktura energjetike e vendit fqinj, që ka sjellë probleme të rënda në disa rajone.
Më rëndë u godit Mikolaiv, ku 11 civilë u plagosën dhe disa ndërtesa banimi u dëmtuan nga goditjet.
Kanë shkaktuar sakaq shqetësim edhe pretendimet e Polonisë se një raketë e lëshuar prej forcave ruse gjatë bombardimeve në Ukrainë kaloi mbi hapësirën e saj ajrore pranë qytetit Oserdow, në një fluturim të zgjatur 39 sekonda.
Top Channel