Rreth 8 mijë shoferë në vend janë ndëshkuar për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë javës që lamë pas.
Në zbatim të planit operacional “ROADPOL”, në të gjithë vendin, sipas policisë, janë evidentuar dhe ndëshkuar 1512 shoferë që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe 6364 që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Gjithashtu, janë vendosur 22 500 masa administrative, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.
Po nga monitorimet janë evidentuar dhe arrestuar 30 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;
-janë pezulluar 74 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.
Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet, duke përdorur mjetet inteligjente Poliscan, radarët automatikë dhe gjithë bazën logjistike që ka në dispozicion.
Top Channel