Pamje nga vendngjarja/ Identifikohet autori i plagosjes në Pogradec, qëlloi me thikë vëllanë
25/03/2024 10:31
Sami Shuli është autori i dyshuar i plagosjes që ndodhi këtë mëngjes në Pogradec.
23-vjeçari qëlloi me thikë vëllanë, pas një konflikti. Ai u shoqërua në polici, për t’u marrë në pyetje.
Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4 të qytetit, rreth orës 09:30. 25-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, vazhdon hetimi për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Top Channel