Masakra me 137 të vdekur në Moskë, Rusia-SHBA-së: Jeni të sigurt se sulmoi ISIS? Mendojeni përsëri…

25/03/2024 11:58

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara ta mendojnë sërish deklaratën se Shteti Islamik qëndron pas sulmit në koncertin e Moskës.

Dega afgane e grupit militant, ISIS-K, mori përgjegjësinë për sulmin që vrau të paktën 137 persona. Zyrtarët e Uashingtonit konfirmuan pretendimin jo shumë kohë më vonë, dhe gjithashtu kanë thënë se Ukraina nuk kishte asnjë përgjegjësi.

Në një artikull për gazetën ruse Komsomolskaya Pravda, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova shkroi: Vëmendje, një pyetje për Shtëpinë e Bardhë: A jeni i sigurt se është ISIS? A mund të mendoni përsëri për këtë?”

Zonja Zakharova pohoi se SHBA po përpiqej të “mbulohej” me Shtetit Islamik.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se SHBA-ja mbështeti luftëtarët “muxhahedin” në luftën sovjeto-afgane.

“Inxhinierët politikë amerikanë e kanë futur veten në një kurth me histori se sulmi terrorist në Sallën e qytetit Crocus u krye nga organizata terroriste ISIS,” tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA