Foto/ Aksidenti tragjik që i mori jetën 2 fëmijëve dhe plagosi rëndë një tjetër në Durrës, ky është autori Nikoll Radaçi Hetimi parlamentar për dy kontratat koncesionare në Shëndetësi, ai për sterelizimim dhe Check up nuk nisën me kembën e mbarë.
Që në fillim Albana Vokshi bëri të qartë se Kuvendi do hetojë vetëm dy nga katër koncesionet që opozita kishte në planet e saj.
Mesa duket Rithemelimi nuk e ka pasur aq seriozisht pasi la jashtë hetimit koncesionin e dializës dhe shërbimeve laboratorike që i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë çdo vit 28 milionë euro dhe janë të lidhura me Spitalin Amerikan.
Vokshi: Dy kontratat qe do te hetohet ajo koncesioneve Sterielizimi dhe check up arrijnë vlerën 200 milionë euro për sterilizimin dhe check-up. Për ne nuk është vetëm shpërdorim detyre por edhe korrupsion në nivele të larta të qeverisë dhe institucioneve”
Socialistët i lexuan fjalët e drejtues së komisionet si sulme politike duke paralajmëruar braktisje te mbledhjes.
Ndreca: Referuar deklaratave del e qartë që ju keni paragjykuar veprimtarinë, nëse ju vijoni më tutje të konkludoni pa filluar puna e komisionit, keni fyer parim kushtetues mos paragjykimin e një çështje që është arsyeja përse ne jemi ngritur për te hetuar. Nëse vijoni unë iki.
Paralajmërimet e Plarent Ndrecës nuk qetësuan situatën dhe palët i kaluan akuzat ne një tjetër nivel, atë të konfliktit të interesit.
Zhupa: Plarenti ka konflikt interesi
Ndreca: Shiko mos ka konflikt Albana.
Hetimi që pritet të zgjasë katër muaj opozitarët kërkuan që të nisë me Edi Ramën. Lista e gjatë e dëshmitarëve përfshin dhe dy ish minstrat Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani deri tek ortakët e dy koncesioneve, të sterilizimit dhe check up.
LISTA E PERSONAVE QE DO të MERREN NE PYETJE
1-Edi Rama
2-Ilir Beqaj
3-Ogerta Manastrliu
4-Shkëlqim Cani
5-Anila Denaj
6-Albana Koçiu
7-Klodian Rjepaj
8-Geraldina Prodani
9-Ortakët dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje
11-Endri Tafani
12-Pano Soko
13-Artan Koni
15-Drejtorët e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm që nga firmosja e kontratave deri në zbatim
16-Drejtuesit e qendrave spitalore universitare dhe spitaleve që nga nisja e zbatimit të koncesionit.
17-Kryetarët dhe anëtarët e dhënies së koncesioneve
18-Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet
19-Drejtuesit e agjencisë së prokurimit publik
20-Avokatura e shtetit
21-Çdo person që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.
Top Channel